Princi William dhe Lady Gaga: Nuk duhet të kemi turp të themi që vuajmë nga shëndeti mendor

0
236

Për shumë gjenerata, të diskutojë hapur për problemet e shëndetit mendor ka qenë një tabu, por ditët e sotme, një numer i madh personalitesh të medias dhe politikës po flasin hapur rreth problemeve mendore, depresionit, bipolarizmit etj të cilat jane sëmundje si çdo sëmundje tjetër e trupit. Pikërisht për këtë temë, princi William i Britanisë së Madhe zhvilloi një bisede përmes kompjuterit me yllin e muzikës Pop Lady Gaga e cila pak kohë më parë tregoi në mënyrë publike se vuante nga çrregullimet mendore.

 

 

“Ka ardhur koha që të gjithë të flasin dhe të ndihen normal rreth shëndetit mendor. Çdo njeri kalon probleme me shëndetin mendor dhe askush nuk duhet të ndihet i turpëruar. Flisni për shëndetin tuaj mendor me një të afërm ose një mik sepse ndryshimi do të jetë i madh” deklaroi princi William.

Sipas princit William, askush nuk duhet të ndihet i dobët qe të flasë për problemet mendore pasi shendeti mendor është si shendeti i çdo pjese tjeter të trupit që ka nevojë për trajtim.

Ndërsa Lady Gaga nënvizoi se duke folur rreth ketyre problemeve, i tregon te gjitheve se nuk po fshihesh nga askush.

 

https://www.facebook.com/TheBritishMonarchy/videos/1449937715028054/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here