24 vjet burg për italianin që vrau dhe murosi shqiptarin! Ja kush e urdhëroi

0
109

Italiani Salvatore Tambe është dënuar me 24 vite burg pasi akuzohet se është i përfshirë në vrαsjen dhe më pas murosjen e shqiptarit, Astrit Lamaj 42-vjeç. Ngjarja e rëndë e ka zanafillën në janat te vitit 2013, kohë kur shqiptar rezultoi i zhdukur, por më pas doli që ai ishte vrαrë.

Eshtrat e tij u gjetën 6 vjet më vonë, në vitin 2019, të murosura në një rezidencë në Senago. Përveç dënimit me 24 vite, i pandehuri do të duhet të shpërblejë dëmin ndaj familjarëve të viktimës, të cilëve gjyqtarët u kanë caktuar një shumë të përkohshme totale prej 260 mijë euro.

Salvatore Tambè 47 vjeç pretendon se është i pafajshëm, duke pretenduar se ai ishte në zyrën postare mëngjesin kur ndodhi vrasja. Vrasja e shqiptarit u urdhërua nga ish-e dashura e tij, Carmela Sciacchitano 64-vjeçare, banuese në Xhenova, e cila kreu krimin për t’u hakmarrë me pretendimin e shqiptari e kishte lënë. Ajo u dënua me 16 vite burg pas negociimit me prokurorinë për të zbardhur rrethanat e krimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here