Rama, kryeministri shqiptar pa qëndrim për asocacionin e komunave serbe

0
97

Ndërkohë që faktorët politikë, diplomatikë dhe të shoqërisë civile në Prishtinë janë përfshirë në një debat të ethshëm lidhur me krijimin ose jo të një asocacioni të 10 komunave serbe sipas marëveshjeve të arritura në vitet 2013-2015, Tirana zyrtare është kapluar nga një heshtje e frikshme.

As kryeministri Rama, që flet për gjithçka, madje i është kundërvënë kancelarive perendimore për të mos i ushtruar trysni Sebisë, që nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, as ministria e jashtme nuk kanë mbajtur një qëndrim për këtë temë.

 

Po ti hedhim një sy axhendës të shefit të qeverisë prononcimi i tij i fundit, as mish as peshk, daton gjatë krizës së nëntorit të vitit të kaluar, kur serbët lokalë iu përgjigjën me ngritje barikadash tentativws sw kryeministit Kurti për të zbatuar masat e reciprocitetit mes dy vendeve. Në atë kohë ishte bërë e ditur se shtetet perendimore po mbështesnin atë që u quajt pani franko gjerman, për shtyrjen përpara të të cilit, presidenti serb Vuçiç ka vënë një kusht: “që të vazhdojmë përpara me këtë plan, Albin Kurti duhet të pranojë më parë formimin e asocacionit të komunave serbe”, që për qeverinë e Prishtinës bie ndesh me kushtetutën e Kosovës dhe bosnjëzon shtetin e themeluar në 2002.

Kërkesës së Beogradit Albin Kurti i’u kundërvu në planin me 6 pika, të publikuar së fundi, me këtë kundër ofertë: “Jo themelim asocacioni para marëveshjes finale dhe jo zbatim të tij para se Serbia të njohë pavarësinë.

Pyetja është, ç’qëndrim ka Tirana zyrtare ndaj këtyre obsioneve diametralisht të kundërta? Zero! Ashtu sikurse thamë, qëndrimi i fundit i Edi Ramës për asocacionin i takon nëntorit të vitit të kaluar: atëherë me qasjen e arbitri asnjëanës ai shkruante: “Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”. Që prej këtij qëndrimi amorf, asnjë fjalë më.

Dhe kjo e ka një shpjegim. Së pari, Edi Rama është në një aleancë të hapur politike me presidentin Vuçiç, i cili ndonse kërkon me zë të lartë nga Prishtina themelimin e asociacionit, realisht nuk e do atë. Vuçiçi po e përdor kauzën e serbëve lokalë të Kosovës si një alibi për të mos pranuar planin Franko Gjerman, me të cilin, sipas dokumentave të botuara, ai duhet të pranonte moscënimin e kufijve, njohjen e integritetit teritorial dhe sovranitetit të një vendi, që ai e ka ende në kushtetutën e Serbisë si pjesë të vetën. Pra Vuçiç pret që Albin Kurti t’i  thotë “JO” asocacionit dhe ndërkombëtarëve, në mënyrë që ai të hedhë në erë planin Franko Gjerman.

Por interesi i Vuçiçit nuk është arsyeja e vetme që edhe Rama shpreson nga Albin Kurti që mos e nënshkruaj Asocacionin. Duke qenë i ndërgjegjshëm se kjo është një kërkesë që vjen gati ultimative nga SHBA-ja dhe me trysni shumë të fortë nga BE-, Rama e di se një rezistencë e këtij lloji do e dëmtonte shumë Albin Kurtin në sytë e ndërkombëtarëve stabilokratë, duke e vizatuar atë si një politikan të pa kontrollueshëm tek i cili ata nuk mund të mbështeten.

Përballë një profili të tillë në Prishtinë, Rama e ka më të lehtë alibinë për veten: “ne vërtet vjedhim nga pak fonde publike dhe vota në vendet tona, por ama jemi të dëgjueshëm që mos iu hapim andralla ndërkombëtarëve për stabilitetin rajonal”. Pra edhe Edi Ramës sikurse Vuçit nuk i leverdis që Albin Kurti ta nënshkruaj asocacionin.

Kështu që po ti bëjë thirrje Prishtinës firmos, kjo bie ndesh me nteresin që ka, po bëri të kundërtën, pra të bëjë apel: “mos nënshkruani” e prish me ndërkombëtarët.

Pikërisht këto dy zjarre e kanë bërë që të heshtë në mënyrë të turpshme duke thyer një rekord, atë të “indiferencë së Tiranës”, ndaj një problemi kaq kardinal për të ardhmen e Kosovës.

©Lapsi.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here