Neritan Sejamini: Në protestë duhet vajtur, jo për PD-në, po për cenimin e rëndë të demokracisë

0
151

Analisti Neritan Sejamini tha në studion e emisionit “Të Paeskpozuarit” se të shtunën do të shkojë në protestën e thirrur nga opozita, edhe pse është kundër protestave të organizuara prej partive politike.

Sejamini, duke iu drejtuar deputetes së PD-së, Albana Vokshi, tha se në protestë duhet vajtur, jo për PD-në, po për cenimin e rëndë të demokracisë, duke i mohuar të drejtën opozitës për të folur në Kuvend dhe tentativat e qeverisë për të mos e lënë PD-së as të futet në zgjedhje, duke i marrë logon dhe vulën.

Pjesë nga biseda në studio

Neritan Sejamini: Ka disa fakte të rëndësishme të kohëve të fundit. Tani kryetarja e Kuvendit përjashton deputetët nga Kuvendi, pra përfaqësuesit e popullit nuk i lënë të shkojnë në punë nga kryetarja që është askushi, që është deputete, por duhet të menaxhojë procedurat. Nuk i lë të flasin të shprehen, se ata janë pakicë dhe nuk i bëjnë dot gjë shumicës.
PD-në, me shumë gjasa, do ta lënë pa vajtur në zgjedhje, se do t’i marrin vulën, logon. Kjo historia e McGonigal tregoi se ka patur një përpjekje të qëllimshme për ta dëmtuar opozitën. Në asnjë vend të botës kjo nuk do të ndodhte pa patur një rrëzim të qeverisë.

Në Shqipëri nuk ndodh asgjë dhe ti thua a janë qytetarët të mërzitur? E mendojnë të keqe, por nuk janë të mërzitur për t’u çuar në protestë. Po si nuk ka, njëra nga ato qindra OJQ që marrin milionë euro në emër të demokracisë që të dalin dhe të thotë: Nuk funksionon demokracia, kur i mohohet e drejta opozitës për të folur në Kuvend.

Në këto kushte unë kam një gjë fare të thjeshtë, PD po bën një protestë ditën e shtunë dhe në këtë protestë duhet vajtur, jo për PD-në, po për këto gjëra që unë thashë, sepse në këto kushte që jemi sot, duhet ngritur zëri.

Por për të ardhur në pushtet nuk mjafton dhe nuk arrihet me protesta, sepse një qeveri rrëzohet nga protestat që i bëjnë qytetarët e revoltuar dhe që qytetarët të revoltohen është edhe besimi te opozita. Opozita duhet t’u japë besim qytetarëve që me ta do të jetë ndryshe. Shumica e shqiptarëve nuk janë me Edi Ramën, por një pjesë e tyre nuk janë as me Berishën. Këta që të rrëzojnë Ramën, duhet të votojnë për ty. Nëse nuk janë as me ty ikin në Angli dhe përfiton Rama nga status-quoja.

Albana Vokshi: Nuk vihet në pushtet me protestë partiake. A duhet protestuar? Po, çdo ditë, çdo shqiptar, mediat kanë arsye për të protestuar. Protesta tregon nivelin e demokracisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here