E bujshme/ Konfirmohet miqësorja, Partizani sfidon Interin në ‘Air Albania’

0
303

Skuadra shqiptare, Partizani pritet të zhvillojë një ndeshje miqësore me gjigantin italian, Inter.

Drejtori sportiv i klubit nga kryeqyteti i Shqipërisë, Partizani, ka konfirmuar për “GazetaBlic Sport” se po planifikojnë ndeshjen miqësore me Interin.

Elton Marini, ka deklaruar se data ende nuk është caktuar, por ndeshja pritet të zhvillohet mes datës 10 dhe 15 korrik.

“Po, kemi rënë dakord me Interin për të luajtur një ndeshje miqësore, ende nuk është konfirmuar data, por midis 10-15 korrikut“, tha drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini.

Interi është skuadra tjetër e madhe evropiane që vjen në Shqipëri pas Milanit dhe Real Madridit.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në “Air Albania”, teksa në muajt e ardhshëm do të caktohet dhe zyrtarizohet gjithçka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here