Rama nervozohet për publikimin e “aktivistëve” të PS-së. Fshihet pas postimeve në rrjetet sociale

0
140

Kryeministri Edi Rama shfaqet i nervozuar dhe paralajmëron se Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili është lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi.

“Çdo përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur edhe më shumë baltë mbi PS-në thjesht na rrit dëshirën dhe na forcon vullnetin tonë në rrugën e një fitoreje tjetër kuptimplotë, më 14 maj, kur falë edhe rrjetit tonë social të aktivistëve, Partia Socialiste do të jetë shumë hapa përpara kundërshtarëve të çoroditur e të dëshpëruar”, shprehet kryeministri Edi Rama në komentin bashkëngjitur videos së konferencës poër shtyp të Sekretarit Digjital të PS-së Etjen Xhafaj.

Ai tha se nuk ka dijeni se kush janë personat që e përdorin këtë aplikacion, por e cilësoi si një përpjekje për të intimiduar mbështetësit dhe votuesit e PS-së para zgjedhjeve, dhe për të na baltosur ne.

Kujtojmë se ky reagim vjen pas publikimit në media të listës së  aplikacionit “Aktivisti”, krijuar për punët e brendshme të Partisë Socialiste, në të cilin thuhet sa ka në përbërje të saj edhe punonjës të sistemit të Drejtësisë.

Në listën e publikuar rezultojnë dhjetëra prokurorë e gjyqtarë që janë pjesë e ‘Aktivistit’, gjë që është cilësuar nga opozita si dëshmi të kapjes së reformës në drejtësi nga qeveria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here