Berisha: Rama urdhëroi Bashën të bojkotonte zgjedhjet vendore

0
112

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se do të garojë me siglën dhe flamurin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit.

Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se nëse kryeministri Rama e mban peng vendimin e gjykatës për njohjen e statutit të 11 dhjetorit, ai do të përballet me pasoja.

Berisha deklaroi gjithashtu se qytetarët në këtë moment, kanë të drejtë të besojnë se Rama ka uërdhëruar ish-kreun e PD-së, Lulzim Bashën që grupi i tij të bojkotojë zgjedhjet lokale.

Berisha: Shqiptarët e e dinë se më datën 25 mars, gjykata ka vendosur legjitimitetin e 11 dhjetorit. Unë garantoj se PD do marrë pjesë në zgjedhje, me logo, flamuj. Nëse Edi Rama ka vendosur ta marrë peng, do përballet me të gjitha pasojat. Nuk merrem fare me asgjë, por me faktin se ka një vendim gjykate që në asnjë vend të botës nuk e ndalon regjistrimin në regjistër si në Shqipëri. Nëse të tjerët e ndjekin Ramën, bëhen bashkëautor në krimin Kushtetues, kjo nuk është zgjidhje që duhet të mbajnë njerëzit që kanë minimumin e integritetit profesional.

Ne jemi revolucion. Ne do bëjmë gjithçka që e drejta jonë të dalë dhe të respektohet. Ne s’kërkojmë asgjë përveçse të drejtën tonë ligjore. Ka një vendim gjykate që mbahet peng nga Edi Rama. Ne kemi Edi Ramën për kryesor. Ata që bëhen bashkëautor, mendoj se bëjnë zgjedhje të gabuar. Kjo është një gjë shumë e thellë. Këtu kërkohet të përjashtohet opozita nga zgjedhjet. Edi Rama, çdo shqiptar ka të drejtë të dyshojë se ai ka urdhëruar Lulzim Bashën të bojkotojë zgjedhjet lokale, sepse do të marrë 60 bashki. Ne nuk bojkotojmë kurrë zgjedhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here