Rama nën akuzë! Blushi: Në 11 shkurt, i gjithë populli shqiptar do të jetë në këmbë, ta shkulim nga rrënjët në zyrën e kryeministrit

0
132

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se kryeministri Edi Rama është sot nën akuzë dhe sipas tij, është detyrim kushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, të pranojë kërkesën e opozitës me 13 pyetje për interpelancë me Kryeministrin dhe për të nisur pa vonesë pranimin e kërkesës tjetër për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë veprimtarinë antikushtetuese dhe të paligjshme të Edi Ramës, që prej kohësh e ka kthyer institucionin të cilin drejton në një çerdhe korrupsioni, nepotizmi, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave.

Nisur nga kjo, Tedi Blushi i bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen mesditën e 11 shkurtit në protestën më të madhe kundër një regjimi mafioz.

“Për çdo shqiptar të ndershëm është e qartë se Edi Rama dhe Qeveria e tij përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një sekt të dekompozuar në çdo qelizë nga krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave të pista të gjeneruara prej tyre.

Ndaj në 11 shkurt, ora 12:00 i gjithë populli shqiptar do të jetë në këmbë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, në protestën kombëtare të thirrur nga opozita kundër këtij regjimi mafioz, që shqiptarët janë të vendosur ta shkulin nga rrënjët në zyrën e Kryeministrit”, deklaroi Tedi Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here