Vasili: Nikolla asgjësoi fjalën e 54 deputetëve të opozitës, u falsifikua procesverbali

0
126

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se tensioni i sotëm në Kuvend, ishte i mbartur nga seanca e kaluar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Vasili u shpreh se që para fillimit të seancës së sotme, i kishte kërkuar kryetares Lindita Nikolla që të verifikonte falsifikimet në procesverbal, pasi sipas tij, diçka e tillë ndodhi në seancën e kaluar.

 

 

Sipas tij, Nikoilla asgjësoi fjalën e 54 deputetëve të opozitës.

“Ky ishte një tension i mbartur që nga seanca e shkuar. Unë i jam drejtuar kryetares së Kuvendit sot, para se të fillonte seanca, ku i kam kërkuar të verifikojë falsifikimet e ndodhura në procesverbal, pasi në seancën e shkuar, nuk iu dha mundësia deputetëve që të diskutonin.

Për më tepër, kryetarja e Kuvendit nuk kreu as procedurën formale, për të thirrur secilin deputet për diskutim. Në rast se refuzonte deputeti, është plotësisht në të drejtën e tyre që të vazhdonin. Por ajo kaloi, asgjësoi diskutimet e 54 deputetëve dhe kaloi direkt në votim”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here