“Gysi i drogës” emërohet nëndrejtor i Doganave, Rama çon ish-drejtorin e Antikorrupsionit pranë Genti Gazhelit

0
2112

Pak ditë më parë, Ergys Hoxha, ish-drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri, është emëruar nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Doganave të Shqipërisë, që do të ketë në varësi Drejtorinë Hetimore dhe atë Operacionale. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Eldi Hoxha, që u emërua drejtor i Akcizës.

Burime pranë qeverisë thanë për tpz.al se emërimi nuk është bërë publik, por zyrtari i përfolur prej gati 10 vitesh, tani do të jetë në drejtimin e njërit prej sektorëve më të rëndësishëm të Doganave që drejtohet prej Gent Gazhelit. Ky i fundit u emërua në krye të doganave në nëntor 2020, pas kishte qenë një vit si drejtor i “Albpetrol” dhe më parë ambasador i Shqipërisë në Turqi deri në nëntor 2019. Tpz.al tentoi të komunikojë me drejtorin Gazheli për lëvizjet më të fundit në Drejtorinë e Doganave, por ai ishte i paarritshëm përmes telefonit.

EKSKLUZIVE/ “Gysi i drogës” emërohet nëndrejtor i

Genti Gazheli

Emri i Ergys Hoxhës doli në publik më 14 dhjetor 2013, ditën kur ish-Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, i shpëtoi një atentati me bombë të telekomanduar. Ai dhe një gardist ishin në makinën me targë TR 50 66 N dhe, mëngjesin e asaj dite, kërkuan të parkojnë makinën te kryeministria për të pirë kafe te një lokal te  “Kullat Binjake”. Gardistët e vendosur në hyrje të Kryeministrisë, nga krahu i Piramidës, nuk e kanë lejuar mjetin të kalojë pa u kontrolluar me anë të pasqyrave të posaçme dhe te shasia dalluan një send shtesë të ngjitur. Ata u urdhëruan që të zbresin, ndërsa në vendngjarje arritën zyrtarët e sigurisë, ndërsa u evakuuan punonjësit e Kryeministrisë. Me anë të një roboti forcat antieksploziv bënë shpërthimin që çaktivizoi c4-ën në automjetin tip ‘Peugeot”. Poshtë makinës oficerët e antiterrorit gjetën një sasi lënde eksplozivi C4, me dy fitila detonatorë si dhe një aparat celular.

EKSKLUZIVE/ “Gysi i drogës” emërohet nëndrejtor i

Çaktivizimi i bombës, më 14 dhjetor 2013, në makinën e ish-Prefekti të Vlorës, Besnik Dervishi

Më 14 shtator 2016, përmes një postimi në Facebook Berisha publikoi dëshminë e një ish-efektivi të Gardës, sipas të cilit informacioni i përcjellë në media se makina i përkiste Besnik Dervishit, ishte information i pavërtetë dhe i servirur nga Policia e Shtetit me tendencën për të fshehur të vërtetën se makina e tipit “Peugeot” me targë TR 5066 N përdorej nga vetë drejtori i Antikorrupsionit pranë Kryeministrit, Ergys Hoxha.

EKSKLUZIVE/ “Gysi i drogës” emërohet nëndrejtor i

Postimi i Berishës më 14 shtator 2016 për Ergys Hoxhën

Ergys Hoxha u akuzua më pas edhe si i përfshirë në disa ngjarje të tjera. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar “drejtori i drogës”, ndërsa. ai përgjigjej me një foto ku në bluzë kishte stampuar akuzat e tij ‘’Gysi Malavits, Gysi i Krimit, i Drogës, i Ramës’’.

EKSKLUZIVE/ “Gysi i drogës” emërohet nëndrejtor i

Ergys Hoxha me bluzën ku stampoi akuzat e Berishës

Në Maj të 2014 ai u pezullua përkohësisht nga detyra pasi u përfshi në një konflikt verbal me efektivët e Policisë Rrugore, duke i fyer dhe sharë dhe debati ishte rregjistruar nga kamerat e instaluara në makinën e patrullës, ndërsa në gusht në 2015 u përfol për një tjetër incident me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ku thuhej se pati edhe një përplasje fizike, pasi Hoxha goditi Tahirin.

Artikulli I marre nga TPZ

EKSKLUZIVE/ “Gysi i drogës” emërohet nëndrejtor i

Ergys Hoxha
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here