1.2 mln euro mashtrim te Ministria e Financave, lihen të lirë tre të akuzuarit

0
131

Këtë të enjte Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me zyrtarin e këtij institucioni, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Rulin, përmbarues.

Ishte Arta Marku, prokurorja e çështjes në ngarkim të të pandehurve: Arlind Gjokutaj, Sekretar i Përgjithshëm të Ministrisë së Financave; Fatmir Hoxha, Drejtor i Çështjeve Juridike në këtë ministri; dhe Alban Ruli, përmbarues privat kërkoi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm arrest shtëpie ndaj tyre.

Trupa Gjykuese e Apelit pasi u tërhoq për vendim, vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për të 3 të akuzuarit në “Arrest shtëpie”.

Ata akuzohen nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm.

Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar. Por ai nuk e kishte një status të tillë.

Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim. Kjo nuk nodhi pasi skema e mashtrimit u pikas.

Përfituesi i parave, Ilir Thana u arrestua disa javë më parë për 2 vepra penale. Më pas Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës, e cila urdhëroi arrestimin e zyrtarëve të Ministrisë së Financave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here