Po pse ne mbetëm ta kalojmë La Manshin me gomone aq sa as Franca e as Anglia s’po na e dalin dot! 

0
130

Sikur të kishim qimen e Derrit, do të kishte thënë berberi im Qenan K.

 

Po pse ne mbetëm ta kalojmë La Manshin me gomone sa që as Franca dhe as Anglia nuk po na e dalin dot!

 

Po mirë mo, ne po trondisim tregjet e drogave në Planet, nuk hap radion në emisione informative mediash të huaja se ke frikë që një në dy lajme lidhen me këtë!

 

Po mirë, mo, edhe në BE ne nuk u futëm dot mo, ne do të donim të ndryshonim kufijtë, madje ta kërcënojmë Evropën : shiko se po nuk na pranove të bëjmë qindin!!!

 

Po pse edhe shkollat në Ukrainë ne të Tiranës mbetëm t’i rindërtojmë mo?

 

Po pse mo edhe Dubain në Ballkan ne do ta sillnim, ata sllavë, grekë, kroatë, budallenj janë që nuk jepen pas grandomanisë!

 

Dhe qershia mbi tortë: Po mirë mo mirë edhe Amerikën ne do të duhej ta korruptonim!!! Nuk na mjaftonin të tjerat!

 

Ne do hidhnim satelitët përpjetë? Të tjerët nuk dinë?

 

Flet gjithë bota për ne mo, po çfarë bëhet kështu!

 

Ta mbledhim pak rradaken se u bëmë gazi i Planetit!

 

Ore mos duhet të kurojmë delire ne???

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here