Vasili: Rama i implikuar në veprimtari mafioze. Cfar e lodh Gjiknurin me Gonigal, dhe Gonigal me Tropojen

0
135

 

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp ka folur për çështjen “McGonigal” ku ka akuzuar dhe sulmuar kryeministrin Edi Rama për implikim në veprimtari mafioze.

“Departamenti i drejtësisë në SHBA ka konfirmuar vijimin e hetimeve për Mcgonigal për zbardhjen e plotë dhe evidentimin e çdo personi që ka bashkëpunuar si dhe arsyet e bashkëpunimit me të. Drejtori i FBI, Christopher Wray ka deklaruar zhvillimi e një hetimi të jashtëzakonshëm pasi çështja lidhet me sigurinë kombëtare të SHBA por dhe më gjërë.Bashkëjetuesja e Gonigal ka deponuar për drejtësinë amerikane dhe FBI se pika e lidhjes kyçe së veprimatirisë së gonigal ka qenë Edi Rama.

akuzën zyrtare përmendet 14 herë, kryeministri Rama i cili është i vetmi kryeministër që përmendet në akuzë.

Megjithatë qytetarët shqiptarë kanë disa pyetjeve për kryeministrin dhe ne kërkojnë me forcë nga drejtësia që t’i zbardhë.

Sa herë ka hyrë Gonigal në Shqipëri? Vetëm nga fotot që kanë dalë në media kuptohet qartë që hyrjet janë shumë më tepër sesa thuhet në raportin e Departamentit të Drejtësisë.

Çfarë kërkon Gonigal e çfarë kontributesh të veçanta ka pasur ai për Tropojën për të marrë titullin qytetar nderi. Çfarë e lidh Damian Gjiknurin që ka qenë thjesht ministër i Energjetikës me drejtorin e FBI dhe me shpalljen qytetar nderi në Tropojë. Çfarë kontributesh ka pasur Gonigali për qytetin e Kukësit dhe çfarë e lidh atë me zyrtarët atje me të cilët ka ngrënë dreka e darka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here