FOTO/ Digjet plotësisht makina e kryebashkiakut rilindas…

0
178

Në Vlorë nuk ndalon krimi. Makinës së kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit, i është vënë zjarri mëngjesin e sotëm nga persona të panjohur.

Makina “Range Rover” ishte parkuar në lagjen “Lef Sallata” pranë zyrave të tij.

Po ashtu është djegur edhe një makinë tjetër që ishte pranë makinës së kryebashkiakut.

Policia njoftoi se “më datë 10.10.2019, rreth orës 4:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë , mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë e ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T, shoferi i Kryetarit të Bashkisë, e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A. Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here