“Rama, show të pështirë me 21 janarin”, Murrizi: Sa herë ka afera ngacmojnë dosjet e vjetra. S’janë burra, por palaço

0
177

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslym Murrizi, akuzon mazhorancën për show me ngjarjen e rëndë të 21 janarit.

Ai tha se çdo përvjetor një grusht njerëzish hipokritë qurraviten para pllakave të bulevardit.

Murrizi: Një show i pështirë i çdo 21 janari ku një grusht njerëzish hipokritë qurraviten para pllakave të bulevardit dhe për ata fatkeqë, të cilën në 21 janar të 2011 i sollën në bulevard për protestë falë një videoje, të cilët dy vite me pas qeverisën me aktorët e asaj videoje katër vite rresht dhe premtuan se sa të vijnë në pushtet do të çojnë para drejtësisë fajtorët e vërtetë të asaj ngjarje. Mund ti kthehen sa herë të kenë qejf, nëse ka dëshmi të reja nga eksponentë të lartë të PS.

Nëse mbështet vetëm në retorikën politike të mazhorancës e cila sa herë gjendet e zënë në faj do të shpikë ngjarje artificiale, herë Gërdecin, herë 21 janarin. Mendoj se është një teatër i pështirë politik.Janë edhe këta fajtorë se kërkonin të merrnin pushtet me dhunën e hunjve dhe shkopinjve. Kanë ardhur edhe njerëz të paguar. E ftoj SPAK-un të zbardhë realisht të vërtetën e 21 janarit për të qetësuar familjarët e atyre viktimave.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here