Ambasadorja e BE-së takon Altin Dumanin: Mbështesim një SPAK të pavarur dhe efektiv

0
114

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann ka takuar këtë të martë drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hohmann u shpreh se BE-ja mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv.

Sipas saj, lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, mbetet e vetmja mënyrë që Shqipëria të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

– Advertisement –

“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkroi ajo në Twitter.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here