Shqiptarët me banim në Tiranë të regjistruar në të majtën italiane/ Pas qindra rasteve, nisin ankesat

0
129

Sekretari i partisë së majtë të Sienës ka paraqitur një ankesë lidhur me një anomali për qindra anëtarësimenë Toskana. Sipas tij, figurojnë anëtarë të rinj pa dijeninë e tyre, të cilët janë shqiptarë me vendbanim në Tiranë.

Një rritje e anëtarësimeve të minutës së fundit në provincën e Sienës ka shtyrë sekretarin lokal të partisë, Antonio Canzano, të raportojë anomalinë tek karabinierët.

Nuk ka paqe për të majtën italiane, tashmë e goditur edhe nga skandali i Aboubakar Soumahoro, pas të cilit u detyrua të largohej nga grupi parlamentar i Aleancës së të Gjelbërve të Majtë.

Këtë herë formacioni i politik i Nicola Fratoianni është tronditur nga ajo që ka denoncuar përfaqësuesi i partisë nga Siena, sipas të cilit, diçka nuk shkon në listat e anëtarëve. ‘12 dhjetori ishte dita e fundit në dispozicion për t’u regjistruar për vitin 2022 dhe vura re dhjetë emra, të gjithë shtetas të kombësisë shqiptare, të gjithë me një email që përmbante një ‘22x’ në fund të emrit dhe të gjithë emrat të futur brenda gjysmë ore’,ka shpjeguar ai për gazetën ‘La Nazione’.

Canzano gjithashtu ka vënë re se 6 nga 10 anëtarët e rinj ‘kishin të njëjtin numër celulari dhe të gjithë ishin të regjistruar vetëm në 2 adresa. ‘Në atë moment sekretari lokal i së majtës italiane vendos t’i telefonojë këta emra që figurojnë në listë. ‘Doja t’i jepja mirëseardhjen anëtarëve e rinj në parti, por numri më dilte i fikur’. Meqënëse nuk arriti të lidhet përmes telefonit vendosi të verifikojë adresat: ‘Aty zbulova se në ato adresa banonin të tjerë persona. I raportova këto anomali tek drejtuesit kombëtar, por më qetësuan. Pas disa ditësh më dhanë numra celularë të ndryshëm, të gjithë me 0035, prefiksin e Shqipërisë’.

Canzano nuk dorëzohet dhe rifillon përsëri të bëjë telefonata. 8 përdorues rezultojnë përsëri të paarritshëm, por dy persona përgjigjen. Në këtë moment ngjarja bëhet shumë interesante: ‘Njëri ishte një burrë me banim në Tiranë, i cili fliste shumë pak gjuhën tonë dhe më garantoi se nuk i ishte bashkuar asnjë partie politike në Itali; tjetra ishte një grua, që pranoi se ia ‘kishte ‘huazuar’ të dhënat e saj një shokut si favor’.

Mbase ishte më mirë që askush të mos ishte  përgjigjur, meqë Canzano-s nuk i mbetej gjë tjetër veçse të bënte një ankesë tek karabinierët, por më përpara ai ka informuar komisionerin rajonal, Giovanni Paglia. ‘Më duhet të mbroj veten dhe nderin e militantëve që punojnë çdo ditë në zonë’, ka shpjeguar Canzano.

Kjo ngjarje mund të shqetësojë të gjithë Toskanën, jo vetëm Sienën. E përditshmja ‘La Nazione’ ka dokumentuar se në provincën e Firences, ka pasur rritje eksponenciale të numrit të anëtarëve në dhjetor të 2022: rreth 170 anëtarë vetëm në 12 ditët e para të muajit. I i njëjti fenomen ka ndodhur në fakt në të gjithë Toskanën, me ‘300-400 regjistrime brenda dhjetorit 2022’ është shprehur Canzano. Si një politikan me përvojë, sekretari i partisë nga Siena identifikoi menjëherë shkakun e kësaj rritjeje: ‘Anëtarësimi është i vlefshëm për vitin 2022, përfitimi i regjistrimit në fund të vitit është bërë për faktin se në më pak se një muaj, ata që kanë një anëtarësim (kartë) me të cilën do të mund të votohet për sekretarin e ri të Toskanës’. Pë këtë arsye, Ivan Moscardi, sekretar i Firences, i ka kërkuar komisionerit aktual rajonal ‘të ngrihet një komision i posaçëm’ për të kontrolluar statusin e anëtarësimit në parti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here