Video/ Durrëi përmbytet me 8 minuta shi! Guri: Për planet e tij financiare, Rama është gati ta kthejë Durrësin në kënetë. 14 Maji po afron

0
124

Sekretarja Organizative e Partisë së Lirisë, Elona Guri ka reaguar këtë të enjte lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Durrës, ku si pasojë e betonizimit korruptiv, qyteti është përmbytur me vetëm 8 minuta shi.

Përmes rrjeteve sociale ku ka publikuar pamjet nga Durrësi sot, Guri shprehet se kryeministri Rama që është dhe deputet në këtë qytet, është gati ta kthejë Durrësin edhe në kënetë vetëm për planet e tij financiare.

“Durrësi sot i përmbytur me vetëm 8 minuta shi! Skandal. Mjaftojnë vetëm pak pika uji dhe përmbytjet janë bërë tashmë të pashmangshme në Durrësin e betonizuar nga korrupsioni i Rilindjes. Kryeministri Rama është dhe deputet në Durrës.

Por, Rama është gati ta kthejë Durrësin edhe në kënetë vetëm për planet e tij financiare. Qytetarët e Durrësit detyrohen nga Rilindja të bashkëjetojnë me ndërtimet klienteliste, betonizimin korruptiv dhe një administratë në Bashkinë Durrës që vetëm durrsakëve nuk i shërben.

14 Maji dita e ndryshimit të pashmangshëm për Durrësin!”, shprehet Sekretarja Organizative e PL-së, Elona Guri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here