Drejtori i Tatimeve i përfshirë në një tjetër rast korrupsioni, pezullohet nga detyra me vendim gjykate

0
164

Androkli Kokthi, Drejtori i Tatimeve të Tiranës është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, pas kërkesës së bërë nga organi i akuzës. Nga hetimet ka rezultuar se Kokthi ka ulur ndjeshëm detyrimin financiar, që duhej të paguante në favor të shtetit kompania e naftës “Fullpet”.

Ndaj kompanisë “Fullpet”, Prokuroria e Tiranës është duke zhvilluar hetim lidhur me përfshirjen në një skemë mashtruese financiare.

Gjatë veprimeve hetimore, Njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës ka konstatuar, ndër të tjera, se në vitin 2014, administrata tatimore, e konkretisht nën drejtimin e të dyshuarit Kokthi, i ka bërë një përllogaritje të gabuar detyrimeve që “Fullpet” kishte ndaj shtetit.

Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikimet e saj, në kuadër të procedimit penal, nga të cilat ka krijuar dyshime të arsyeshme se kjo shmangie financiare është realizuar nën ndikimin e Drejtorit të Tatimeve.

Ky i fundit vijon të jetë person nën hetim nga ana e Prokurorisë së Tiranës edhe për një rast tjetër, ku janë krijuar dyshime se ka favorizuar një firmë pjesësh këmbimi për t’iu shmangur detyrimeve tatimore

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here