“14 Maji”, Shoqëria Civile “presion” KQZ-së për ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje

0
118

Pak ditë nga fillimi i periudhës 4 mujore të kufizimeve të lidhura me ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime zgjedhore, Shoqëria Civile i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të marrë masat për monitorimin e këtij fenomeni gjatë periudhës parazgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në këtë kuadër Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Politike, Akademia e Studimeve Politike, Qendresa Qytetare dhe Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” theksojnë se kanë nisur monitorimin e procesit zgjedhor për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 Maj 2023.

Nisur nga gjetjet dhe rekomandimet e adresuara më herët, organizatat e shoqërisë civile kanë adresuar kërkesën për të bashkë-biseduar në një takim të veçantë me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Celibashi, i cili i është përgjigjur pozitivisht dhe e ka mikëpritur propozimin.

Ky takim i përbashkët pritet të mbahet paraditen e kësaj të marteje në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Duke patur parasysh se edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i periudhës 4 mujore të kufizimeve të lidhura me ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime zgjedhore, në këtë takim synohet të diskutohet mbi problematikat dhe vështrimin e organizatave më në zë të shoqërisë civile mbi zgjedhjet e ardhshme, reformën zgjedhore dhe angazhimin e aktorëve monitorues në këtë proces”, thuhet në njoftimin për këtë tryezë.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit do të shpalosin nëpërmjet një reagimi publik me përfaqësues të medias, rekomandimet adresuar një sërë aktorësh si KQZ, Partitë Politike, Parlamentit, si dhe Organeve të sistemit të drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here