Kate Middleton zbulon pasionin e të voglit George

0
142

kate-george-586x400kadetet-600x369Kate Middleton dhe Princi William kanë një pilot të vogël në shtëpi. Dukesha e Cambridge ka rrëfyer së fundmi se Princi George është i apasionuar pas avionëve.

Kate mori pjesë në përvjetorin e 75-të të Forcave Ajrore Mbretërore për të rinjtë, ndërsa rrëfeu dhe pasionin e të voglit George.

Ai është i fiksuar me kadetët e Forcave Ajrore dhe do të jetë pjesë e tyre”, tha Dukesha. Megjithatë, 34 – vjeçarja shpjegoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, do të presin derisa Princi George të bëhet 12 – vjeç.

Forcat Ajrore Mbretërore (RAF) për Kadetët është e përbërë nga 42 mijë të rinj të moshës 12 deri në 19 – vjeç. 15 mijë prej tyre janë në moshë madhore dhe janë vullnetarë nga Britania e Madhe dhe jashtë saj.

Duka i Edinburgh ia kaloi në patronazh Dukeshës së Cambridge këtë organizatë në Dhjetor, pasi e drejtoi atë për 63 – vjet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency