Eurodeputetja dhe Presidentja e YEPP takim me të rinjtë e FRPD: Qeveritë e korruptuara duhet të rrëzohen

0
202

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me Eurodeputeten dhe Presidenten e YEPP, Lidia Pereira.

Presidentja e YEPP ka theksuar në fjalën e saj të mbajtur përballë anëtarëve të këshillit kombëtar se duhet të luftojmë dhe të mos dorëzohemi për të drejta dhe mbi atë që ne besojmë.

Ajo ka inkurajuar të rinjtë që t’i përkushtohen arsimit sepse vetëm nëpërmjet saj do të kemi një të ardhme më të ndritur

Fjala e Lidia Pereira:

“Është një kënaqësi që të ndodhem në  mesin e juaj dhe një privilegj i veçantë, se që nga viti 2018 kam mundësi të vij në Tiranë dhe të vizitoj Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Ndodhem këtu, jo vetëm të prezantoj se çfarë bëjnë forumet simotra në europë por edhe të kujtoj se ishte dhe 25 vjetori i forumit rinor, dhe ne kemi punuar 25 vite në këtë faqe të rëndësishme të demokracisë. Forumi Demokratik i Partisë Popullore Europiane ka qene themeluesi i YEPP. Ndihem e frymëzuar nga ajo që kam parë në këto dy ditë në Shqipëri dhe ti falënderoj Belind Këlliçin dhe Besard Xhaferrin për të gjithë punën që kanë bërë me Forumin Rinor. Kam mësuar se sfidat e Shqipërisë janë gati të njëjta me ato të Portugalisë vetëm më një ndryshim se Portugalia është anëtarë e BE-së dhe Shqipëria në fazën e negociatave.

Këto kohët e fundit në Portugali ka pasur probleme me korrupsionin e qeverisë  në Portugali, probleme që ju këtu po i vuani dita ditës në kurriz. I vetmi investim që ka kthimin dhe përfitimet e sigurta është arsimi, duhet të them se rinia e PPP është shumë e rëndësishme dhe jemi gati të përballemi me risitë dhe te jeni konkurrent.

Na Portugali e vërej se ne duhet të rindezim shpresën që të ndryshojmë realitetin, ju ftoj që ju të luftoni për atë që besoni, edhe e siguroj ish-kryetari i FRPD, Belindi Këlliçi se ai do të jetë fituesi i garën në bashkinë e Tiranës, po ashtu dhe Besard Xhaferri do ta mbështesë fuqishëm.

 Dua ta mbyll me fjalën se kur garova në krye të Forumit Rinor të EPP motoja që kisha ishte të Së bashku ne ecim përpara dhe kur doja të rikandidoja përsëri motoja ishte të ecim së bashku përpara dhe ja ku jemi sot së bashku për tu siguruar se do të kemi një ardhme më të ndritur ku do të luftojmë për të ardhmen dhe të drejtat tona.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here