Fituan luftën me koronavirusin, 5 persona lanë sot Infektivin! Shkon në 52 numri i të shëruarve nga COVID-19

0
123

Ka shkuar në 52 numri i personave të shëruar nga COVID-19, ku 5 pacientë lanë sot Spitalin Infektiv.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në një njoftim në facebook, se pacientët që lanë spitalin ishin nga Tirana, Fieri dhe Kavaja.

Postimi i plotë:

Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19

Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi

Deri tani 52 të shëruar nga COVID-19

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here