“Kërkojmë satelitë, por nuk kemi njerëz”/ Mimoza Hafizi flet për satelitët e Edi Ramës

0
155

Astrofizikantja Mimoza Hafizi, ka folur për satelitët që do të monitorojnë Shqipërinë, të propaganduara nga kryeministri Rama, si një “epokë e re” për Shqipëri, që sipas tij, pas 32 vitesh, do të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Hafizi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi disa detaje nga satelitët që ka kontraktuar qeveria, por shprehu keqardhje që nuk investohet te “njerëzit dhe dija”, duke iu referuar faktit se shumë të rinj po largohen nga vendi dhe se në shumë degë kanë mbetur fare pak studentët dhe ato po mbyllen.

“Nga njëra anë kërkojmë të kemi satelitë, por nga ana tjetër nuk kemi njerëz. Mendja prodhon progres dhe ide. Një shtet i zgjuar duhet të prodhojë mendje. 6 milionë euro janë goditëse, ndërkohë që në arsim mund të ishin mjaft të dobishme dhe të vlefshme. Unë i shoh studentët e mi dhe e di që nëse investohet te ata, ata mund të prodhojnë shumë.
Por, ata ikin dhe në Shqipëri nuk ka njerëz, jo për të ngritur satelitë, por as për të kuptuar”, tha Hafizi.

Pedagogia shpjegoi çfarë janë konkretisht satelitët e kontraktuar nga Shqipëria.

“Njerëzit hedhin satelitë prej shumë dekadash. Janë arritjet spektakolare të njerëzitmi, për komunikimin dhe të mirat që kemi në shekullin e 21. Satelitët e blerë nga Shqipëria, janë dy mikro satelitë. Edhe unë kam gërmuar shumë për ti gjetur.  Nuk ka të dhëna zyrtare nga qeveria dhe shteti, por u detyruam të gërmojmë lidhje pas lidhjes për të kapur disa copa, për të plotësuar mozaikun se çfarë janë këto objekte.

Është një objekt, që me teknologjinë aktuale, është një paketë që mund ta realizojë misionin e vetë. Me çfarë kam parë unë, rëndësia e tyre, është se bëjnë pjesë në nje kontelacion. Kompania e kontraktuar ka rreth 35 satelitë, që bashkërisht mund të japin një kartografi të globit. Të kesh satelitë vetëm për Shqipërinë është absurde, sepse do të kalonte vetëm një minutë në vendin tonë. Nuk mund të rrijë më shumë sesa 1 minutë. Duke qenë një konstelacion, që janë pronë e kompanisë, këto bashkë e bëjnë më interesant, sepse rritet probabiliteti që pikat e interesit të vizitohen edhe më shpesh.

Ai shërben për monitorimin e të gjithë territoreve për të krijuar një hartë të globit.

Unë pashë që po ndërtonin një program, ku mund të futesh te pika e interesit, e ble shërbimin dhe merr vesh se cfarë informacionit mund të merret nga baza e të dhënave të këtij konstelacioni.

Ka një kontratë, që me këtë bazë të dhënash, nga ky konstelacion, të nxirret baza e të dhënave që kryeministri ka treguar se i intereson shtetit shqiptar, sić është ndjekja e kultivimit të drogës, situata e territorit, etj”, tha Hafizi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here