Vasili: Shqipëria pa kryeministër. Ka tendencë të fortë për rëndimin e situatës nga Covid

0
102

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e pasdites në Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, ish-ministri i Shëndetësisë dhe aktualisht nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili, lidhur mbi situatën e fundit të Covid në Shqipëri ku ka një rritje të ndjeshme të numrit të vdekjeve dhe infektimeve, u shpreh se është koha për të ngritur alarmin dhe për të mos pasur një dramë tjetër në muajt e dimrit, siç kishim edhe në sezonet e shkuara, ku patëm me mijëra të vdekur dhe të infektuar.

‘Për korrektësi, shifrat këto ditë në Shqipëri kanë ardhur në një ngritje të fortë, të thepisur, sepse vetëm pak ditë më parë kemi pasur 69 raste, dhe e kam sjellë në vëmendjen e publikut këtë gjë edhe në mënyrë të përditshme, sepse duke bërë një llogari shumë të thjeshtë, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi pasur shumë pak më raste.

Them edhe njëherë, kemi pasur tre herë më pak raste vjet në të njëjtën kohë dhe që pasoi më pas me një situatë pak të thuash tragjike me mijëra vdekje dhe me qindra mijë të infekuar të cilët, pjesa mbi 85 përqind nuk janë evidentuar sepse atëherë testoheshin shumë pak.

Në kulmin e pandemisë ne testonim vetëm 1500-2000 njerëz.

Për t’ju dhënë një krahasim më të thjeshtë, në gushtin e vitit që shkoi më saktë më 17 gusht kishim vetëm 117 raste dhe vetëm 500 e ca testime.

Shqipëria ka qenë në një trajtim kaotik dhe në mëshirë të fatit, pra të bëjë ç’të dojë pandemia me njerëzit.

Kjo eksperience ka lënë gjyrmë shumë të dhimbshme, jo vetëm me mijëra të sëmurë, por edhe me humbje jete.

Nisur nga këto premisa duhet të ishim në gjendje alarmi.

Kam ditë të tëra që ngre alarme pa fund.

Ne nuk kemi kryeministër.

Shqipëria ka një tendencë të fortë për një rëndim të situatës.

Kemi Kosovën që dy orë më parë kishte 2230 raste. Kemi situatë të rënduar në Maqedoni dhe nuk kemi asnjë kontroll në kufi.

Rreziku është i paevitueshëm. Dhe askush nuk flet për pandeminë.

Kur kemi 900 mijë shqiptarë të pavaksinuar dhe një pjesë tjetër që janë vaksinuar por që akoma shkencërisht nuk japin garanci të plota, këto janë mjaft për të ngritur alarmin.’

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here