Gazetari Genc Burimi: Alibeaj është komplet në funksion të axhendës politike të Ramës

0
228

Gazetari Genc Burimi shprehet se Enkelejd Alibeaj është në funksion të axhendës politike të Edi Ramës.

Duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, Burimi u shpreh se kjo lëvizje është kurth për opozitën, e cila nuk duhet ta komentojë gjatë dhe të harrojë skandalet e qeverisë.

“Alibeaj me këtë akt firmos se është komplet në funksion të axhendës politike të Edi Ramës. Nuk kishte gjë më të bukur, as PS-ja vetë nuk e mendoi këtë diversion.  Nuk duhet që kampi opozitar të bjerë në këtë kurth të Alibeajt dhe ta komentojë gjatë këtë gjë.

Sot çështja është korrupsioni i madh, kapja e parave. Nuk duhet që sot të shoh vetëm Mediun të merret në pyetje, por SPAK të marrë dhe qeverinë.

Të shtunën doli ministrja e Jashtme dhe tha se amnistia fiskale do të bëhet, doni apo nuk doni ju. Çfarë amnistie doni të bëni ju, me këto para që kapen. Këto para po të mos kapeshin sot, nesër do të derdheshin në amnistinë fiskale dhe nuk do të kapeshin.

Alibeaj është një ‘no eveniment’. Nuk duhet që PD-ja të bjerë në këtë kurth’,- u shpreh Genc Burimi në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here