50 faktet që nuk dihen për tokën

0
1401

toka

Toka është një planet që në vetvete ka shumë mistere. Përveç të pazbuluarave në tokë gjenden faktet që dhe vet njerzimi çuditet kur i dëgjon. Blogu, “girafa” ka hartuar listën me 50 gjërat më të çuditshme për planetin duke filluar nga ndërtimi i tijë deri te faktet e lindshmërisë dhe vdekshmërisë.

 

Gjithësia

  1. 150 miliardë ka qenë çmimi i ndërtimit të Stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, që e bën objektin më të shtrenjtë në histori,
  2. 6 miliardë kilometra është distanca më e largët nga është fotografuar Toka
  3. 10 ditë është koha që Tardigradi, krijesa më rezistuese në botë, mund të kalojë në gjithësi
  4. 2 minuta është koha që njeriu mund të kalojë në gjithësi i pambrojtur
  5. Ndotja e madhe e ajrit në Kinë mund të shihet nga gjithësia, por s’mund të shihet Muri i madh Kinez
  6. Gjatë ditës kemi 24 orë – 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda përbëjnë kohën e nevojshme që Toka të rrotullohet rreth boshtit të vet dhe kjo  quhet dita yjore
  7. 38.000 objekte që i ka krijuar njeriu sillen rreth Tokës nga lancimi i Sputnjikut më 1957
  8. Toka ka sipërfaqe që është më e lëmuar se që është sfera për  lojën e sferave. Malet e larta dhe oqeanet e thella përbëjnë 1/5000 pjesë të perimetrit të Tokës
  9. NASA vlerëson se çdo ditë në Tokë bie një copë mbeturinë e gjithësisë
  10.  Rreth Tokës në këtë moment ndodhen 22.000 objekte që i ka ndërtuar njeriu që kanë perimetër 10 centimetra e më shumë

    Atmosfera

  11. 100 tonelata meteoritë të vegjël, kryesisht fragmente pluhuri, çdo ditë hyjnë në atmosferën e Tokës
  12. Meteoriti më i madh që ka rënë ndonjëherë në Tokë nuk ka lënë krater pas veti, meqë meteori Hoba ishte petak, me siguri u refuzua nga toka si guri mbi sipërfaqen e ujit
  13. 19 kilometra është lartësia në të cilën është e domosdoshme të mbahen rroba me presion. Nëse nuk mbahen rroba, uji fillon të vloj. Kjo lartësi quhet Limiti i Armstrongut
  14. Vrima e ozonit po ngushtohet. Më 2012 vrima në mbështellse ka qenë më e vogla në 10 vjet
  15. 4.3 kuadrilionë dollarë është vlera e atmosfera nëse merret që një metër kub CO2 kushton 1.3 peni
  16. Tokën e godasin 8.6 milionë rrufe
  17. Dinosaurët kanë mundur të ekzistojnë vetëm pse atmosfera dikur kishte shumë më shumë oksigjen

     Deti

  18. Në Tokë 97 për qind e ujit është i njelmët  dhe vetëm 3 për qind i freskët
  19. Në Antarktik ka më shumë akull se ujë në Atlantik
  20. 1 litër ujë deti përmban pjesën e 12 miliardët të një grami të arit
  21. 90 për qind e mbeturinave në oqeanet botërore përbëhet nga plastika
  22. Çdo vit përshkruajmë 2.000 krijesa të reja detare
  23. Oqeani  paraqet 99 për qind të hapësirës për jetë në Tokë
  24. Çdo vit nga sulmet e peshkaqenëve humbin jetën 8-12 persona. Çdo vit vrasim 100 milionë peshkaqenë për shkak të fletëve të tij
  25. Gati një milion lloje gjallesash jeton në oqeane nga të cilat dy të tretat duhet t’i përshkruajmë
  26. 90 për qind e aktiviteteve vullkanike ndodhin në oqeane
  27. Sikur gjithë ujin e botës ta mblidhnim në një top ai do të kishte diametrin 860 kilometra, sa hëna e akullt Tetus e Saturnit
  28. Pjesa më e thellë e oqeanit është 10.9 kilometra dhe quhet kanali i Marianit

     Nën Tokë

  29. Toka është i vetmi planet në sistemin tonë solar që ka pllaka tektonike. Pa to karboni nuk do të mund të konsumohej dhe reciklohej dhe Toka do të mund të mbingarkohej
  30. Elementet e rralla nuk janë të rralla. Luteciumi (Lu), elementi më i k rrallë, është 200 herë më zakonshëm në shtresën e Tokës se ari
  31. 99 për qind e arit ndodhet në zemër të Tokës, që do të mjaftonte që rreth Tokës të bëhej një mbështjellës me trashësi 46 centimetra
  32. 5500 Celzius është nxehtësia e zemrës së Tokës, që është sa temperatura e Diellit
  33. Në zemër të Tokës ndodhet sfera e fortë e hekurt me diametër 2.400 kilometra. Edhe pse për shkak të nxehtësisë është e bardhë, presioni është aq i lartë sa nuk mund të shkrihet
  34. 55 tonë është pesha më e madhe e kristalit në Tokë që është gjetur në një minierë të Meksikës
  35. Nën lumin Amazonë ndodhet ‘lumi’ Rio Hamza i cili në disa pjesë është i gjerë deri në 400 kilometra. Ai ec me shpejtësi një milimetër në orë nëpër shkëmbinj
  36. 2.8 kilometra është thellësia më e madhe në të cilën është gjetur baktere. Ato jetojnë duke e shndërruar radioaktivitetin nga uraniumi në ujë e energji

    Toka

  37. 40 milionë tonë është sasia e pluhurit që bart era nga Sahara deri në Amazonë
  38. Në Turkmestan ndodhet lokacioni i quajtur “Portat e ferrit”. Bëhet fjalë për një vrimë të mbushur me gaz që ndizet pandërprerë tash 40 vjet
  39. 3.5 miliard vjet është mosha e fosileve të gjetura në Australi. Ato janë shumë më të vjetra se momenti kur atmosfera e Tokës kishte oksigjen
  40. 57.8 gradë Celsius është temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur më 1922 në Libi
  41. 90.2 gradë Celsius është temperatura më e ulët e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur në Antartik
  42. Kanë kaluar gati 2 milionë vjet qysh se ka rënë ndonjë pikë uji në vendin më të thatë në botë në Antarktik
  43. Kontinentet lëvizin çdo vit nga 2 centimetra
  44. 75 për qind e të gjitha llojeve të kafshëve do të mund të shfarosen gjatë 300 vjetëve të ardhshme
  45. Vlerësohet se në Tokë janë identifikuar vetëm 14 për qind e të gjitha llojeve

     Njeriu

  46. Çdo ditë lindin 200.000 veta
  47. Deri tash në Tokë kanë jetuar 106 miliardë njerëz
  48. Deri në vitin 2050 në Tokë do të ketë 9.2 miliardë njerëz
  49. 2 njerëz vdesin në çdo sekondë
  50. Ende nuk është zbuluar prejardhja e njeriut
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency