Pas arrestimit të vëllait, vajza e El Chapo: Familja Guzman nuk ka mbaruar, Karteli vazhdon fuqishëm

0
267

Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin Guzman njohur si El Chapo duket në një makinë duke dëgjuar një këngë e cila në sfond thotë: “Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm”.

Postimi në Twitter duket si një mesazh pas arrestimit të të vëllait.

Forcat meksikane të sigurisë arrestuan të enjten djalin e mbretit të drogës në Meksikë, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Ovidio Guzman-Lopez është djali që “El Chapo” ka me gruan e tij të dytë, Griselda Lopez Perez. Ai njihet gjithashtu me nofkën “El Raton”, (brejtësi) dhe identifikohet si një anëtarët e rangut të lartë të kartelit Sinaloa.

Emri i Rosa Isela Guzman u bë i njohur në vitin 2015 kur në një intervistë ajo tregoi sesi, falë mbrojtjes së politikanëve meksikanë, babai i saj mundi të arratisej nga burgu i Altiplanos.

Ajo është përgjegjëse për disa biznese në Kaliforni dhe ka 4 fëmijë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here