Lela: Nëse 14 maji vidhet, bie rendi kushtetues. Reagimi i opozitës do të jetë

0
176

Analisti Alfred Lela në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, foli në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.

Sipas Lelës, nëse vidhen zgjedhjet, edhe reagimi i opozitës do të jetë anormal.

‘Gjuha e deritashme e Edi Ramës është armatosja e zgjedhjeve. Sa herë ti jepet rasti, ai thotë që s’ka si këta patronazhistët. Po këta janë edhe ata që kapen kufijve, cepave, me drogë. Janë të njëjtët. Kur them kriminalizimi i zgjedhjeve është vërtetuar, por kam ndërmend edhe kriminalizimin e shtetit. Ky është vendimi që Edi Rama do të marrë.

Përndryshe, opozita është e vendosur përfundimisht dhe pa rrugëdalje, për shpatulla për muri. Është beteja e fundit, ose e parafundit e opozitës dhe nuk është vetëm për mbijetesën e saj, por më shumë se kaq.

Rënia e rendit politik, kushtetues, sepse po ranë zgjedhjet, kanë rënë këto të dyja dhe mendoj se kërkon edhe reagime dhe zgjidhje anormale, në kuptimin e qëndrimeve dhe metodologjive që duhet të përdorë opozita për të reaguar.

Ose do të kemi një 15 maj, siç ishte 22 prilli ku do të dilet dhe do të bëhet sikur jemi zemëruar, sikur ka ndodhur shumë, por nuk bëhet asgjë për atë që ka ndodhur. Përndryshe në zgjedhjet e tjera do të shkojmë me të njëjtët patronazhistë, dhe të njëjtin kryeministër që nuk heq dorë nga manipulimi’, tha gazetari Alfred Lela në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here