Lubonja për aksionin e policisë në banesën e Ervis Martinajt: Formë presioni për familjen. Qeveria ka qenë dhe është pjesë e bandave

0
97

Analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në News24, foli lidhur me aksionin e fundit të policisë në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt.

Ai u shpreh se ky aksion duket si një formë presioni për familjen e tij, pasi këta të fundit akuzuan kryeministrin si bashkëpunëtor me vrasësit e tij.

“Një nga gjërat që duhen thënë është që mungesa e transparencës së organeve, që vjen nga mungesa e kompetencave ose dhe nga shkaqe të tjera që nuk i dimë ne… Mos harroni se familja e Martinaj, ka akuzuar kryeministrin si bashkëpunëtor në një farë mënyrë i vrasjes së tij, sepse ata thonë që është vrarë.

Këtu jemi në hipotezë se një version tjetër thonë se nuk është varë por  është inskenim, dhe nëse është kështu atëherë është inskenuar bashkë me familjen.

Ne jemi midis këtyre dy versioneve, problemi është se policia nuk e vërteton dot vrasjen. Nganjëherë edhe trupat zhduken.

Si e gjykoj unë këtë aksion të policisë, a morën ndonjë të dhënë se është gjallë apo i fshehur?

Ana tjetër e çështjes është a ka bashkëpunim të shtetit për ta zhdukur në bashkëpunim me  bandat rivale, kjo është e rëndësishme për t’u zbuluar.

Qeveria ka qenë dhe është pjesë e bandave, ka shumë gjasë që të ketë bashkëpunim. Ndaj dhe çështja nuk bëhet transparente.

Më shumë them që aksioni është bërë dhe në një formë presioni për familjen pas asaj deklarate të tyre për kryeministrin.

Kjo polici është fajtore kryesore edhe për rrugën që kanë marrë këta njerëz, që kanë përfunduar të vrarë, sepse po të mos lejonte shteti krimin, edhe këta djem që përfundojnë të copëtuar, do të kishin qenë më të pakët”, tha ia

Po ashtu ai foli edhe për shkarkimin e kreut të SHIK Helidon Bendon. Ai thotë se Rama nuk dëshiron të ketë afër tij njerëz që nuk i kontrollon dot.

“Këtu nuk merret vesh, dhe këtu jemi prapë, a është shkarkim me dorëheqje apo dorëheqje me shkarkim… por prapë do ngremë hamendje dhe do shkojmë tek ajo që na duket me bindëse. Nuk më duket bindëse që në një marrëveshje prej xhentelmenësh, kryeministri merret vesh me kryetarin e SHIK që ky të vazhdojë studimet, dhe pranoj po lirohet, dhe nuk po shkarkohet.

Pikëpyetja e parë që ngrihet, është se çfarë po ndodh? Për mua këtu kemi të bëjmë me kujdesin, paranojën e Edi Ramës e pasjes aty njerëz që nuk i kontrollon plotësisht”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here