Denoncimi i Vasilit: Banorët e Yzberishtit jetojnë mes baltës, Veliaj gënjen 24 orë

0
120

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një statusi në rrjete sociale ka denoncuar me foto rrugët e shkatërruara në Yzberisht.

Vasili shprehet se banorët e kësaj zone jetojnë mes baltës ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gënjen 24 orë të ditës.

Vasili thekson se paratë e taksave Veliaj nuk i përdor për rrugët por për altoparlante, kamera e pajisje që i përdor për propagandë, mobilime zyrash dhe aktivitete idiote në mes të Tiranës.

Statusi i plotë nga Petrit Vasili
Banorët e Yzberishtit jetojnë mes baltës Veliaj grin genjeshtra 24 ore ne dite! Fotot e ketyre rrugeve te shqyera e me balte si ne Kandahar, jane nga Yzberishti, praktikisht lagje e Tiranes.

Në këtë zonë janë më shumë se 2 mijë familje, të cilët jetojnë midis baltës, në çdo periudhë të vitit.

Leket e taksave Veliaj nuk i con per te asfaltuar rruget e Yzberishit, por i ben rrush e kumbulla me kamera,altoparlante e paisje per propagande, mobilime zyrash dhe aktivitete idiote ne qender te Tiranes.

14 maji eshte dita per te përzëne nje here e mire Veliajn bashke me keta mashtrues dhe grabitqare te pashpirt te rilindjes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here