Paratë e Londrës do pastrohen në Shqipëri, Daily Mail artikull për amnistinë fiskale

0
202

Në Mbretërinë e Bashkuar po rriten paralajmërimet për largimin e parave të fituara nga aktivitete kriminale, kryesisht ato të grupeve shqiptare.

Është media britanike “Daily Mail” që raporton për planin e qeverisë shqiptare për të realizuar amnistinë fiskale, duke u lejuar qytetarëve legalizimin e të paktën 2 milionë eurove në kesh.

“Shqipëria do të bëhet një ‘parajsë e pastrimit të parave’ për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas ligjeve që u mundësojnë atyre të fshehin qindra miliona para kriminale”, thuhet në artikull.

Duke cituar Agjencinë Kombëtare të Krimit, Daily Mail shkruan se ka një rritje të parave që largohen nga Britania në drejtim të Shqipërisë.

Sipas një zyrtari të kësaj agjencie, objektivi i grupeve shqiptare është që të nxjerrin sa më parë këto para nga Britania dhe t’i fusin ato në Shqipëri në çfarëdo mënyre.

Sa i përket amnistisë fiskale, kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur se ajo do të realizohet, pavarësisht kundërshtimeve nga Bashkimi Europian, përfaqësuesit e të cilit i ka ftuar të ndjekin nga afër procesin. Sipas qeverisë shqiptare, amnistia fiskale është aplikuar shpesh herë në shumë vende të Europës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here