‘Non papers’ për Ballkanin, Maas: Gjermania kundër ndryshimit të kufijve

0
153

Jo vetëm në të kaluarën por edhe në të ardhmen, Gjermania mbetet stoike kur bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, duke vijuar të kundërshtojë çdo nismë për korrigjim kufijsh.

Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kryediplomati gjerman, Heiko Maas foli për dokumentin jo zyrtar, shumë të përfolur gjatë kohëve të fundit jo vetëm në korridoret e institucioneve të qeverive në Ballkan, por edhe në BE e më gjerë.

Maas mohoi ‘Non-paper’-in për ndryshim të kufijve ballkanik, duke e quajtur një të pavërtetë.

‘Non paper-i’ e mban emrin e vërtetë. Do të thotë ‘non paper’ dhe nuk është dokument i vërtetë. Ajo është diçka që nuk duhet të merremi me të më shumë. Nuk ka asnjë pjesëmarrje të Gjermanisë në asnjë lloj ‘non paper’. Nëse ka zëra për këtë, atëherë ato janë ‘fake news’.

Politika gjermane për Ballkanin Perëndimor, është ajo, se ne nuk vëmë gisht në kufijtë ballkanik. Çdo ndryshim i kufijve, kudo qoftë do të ketë ndikim në tërë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë’, është shprehur Heiko Mass.

Ndërsa ministri I punëve të jashtme gjerman mohoi vërtetësinë e non-paper-it, I kundërt në mendime me të ishte ministri I Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Në një intervistë për mediat serbe, Daçiç pohoi vërtetësinë e dokumentit duke u shprehur se ‘nonpaper’ i publikuar në media ishte më i mirë se plani i Ahtisaarit. Dokumenti jo-zyrtar parashikon autonomi për serbët në veri të Kosovës, megjithatë sipas zyrtarit të lart serb, ai nuk ishte në nivelin e kërkesave dhe pritjeve të Beogradit.

‘Kjo autonomi nuk është përpunuar, nuk dihet nëse përfundon me të drejtën e vetëvendosjes,’ tha Daçiç teksa theksoi se e keqja e atij dokumenti ishte se nënkuptonte respektimin e integritetit territorial.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here