Jozefina Topalli tregon dy mesazhet e kryeministrit Rama ndaj Yuri Kim brenda 10 ditësh

0
188

Në një “Intervistë me Merita Haklaj” në “A2CNN”, ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, foli edhe për marrëdhënien mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Topalli e quajti një sjellje ndryshe atë të Ramës ndaj Kim, teksa përmendi dy ngjarje që ndodhën së fundmi në vendin tonë, së pari lajmërimi i Ministrisë së Jashtme se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores. Dhe së dyti, ajo që ndodhi në Parlament në seancën e fundit plenare, ku nuk u votua Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Brenda 10 ditëve kemi një sjellje ndryshe të Kryeministrit Rama, në mënyrë të veçantë ndaj ambasadores amerikane. Për shembull para dhjetë ditësh, Ministria e Punëve të Jashtme, sigurisht me urdhër të Edi Ramës, lajmërimi që do të largohej ambasadorja amerikane ishte gjëja më joserioze. Ajo është një procedurë që zhvillohet vetëm në Departamentin e Shtetit dhe Ministria jonë e Jashtme nuk ka asnjë lidhje, aq më pak që të bëjë një qëndrim publik. Ishte e turpshme, por ai ishte një mesazh i Kryeministrit Rama ndaj ambasadores.

Dje ishte mesazhi i dytë mendoj unë. Edi Rama e kishte vendosur për të mos e votuar Dvoranin, sepse po të donte, ai do ti gjente votat siç i ka gjetur ato herët e tjera tek ato miqtë e tij. Dvoranin, që Departamenti i Shtetit e kishte shpallur kampion anti-korrupsioni. Çudia më e madhe me thënë të drejtën, unë di që ka qenë hetues edhe në kohët më të vështira dhe ishte fyerje në fakt.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here