Daily Mail: Paratë e krimit po ushqejnë bumin e ndërtimeve në Tiranë

0
128

Mediat britanike vënë sërish në shënjestër shqiptarët.

Daily Mail shkruan se përmes amnistisë fiskale, Shqipëria do të bëhet një ‘parajsë e pastrimit të parave’ për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

ARTIKULLI
Shqipëria do të bëhet një ‘parajsë e pastrimit të parave’ për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas ligjeve që u mundësojnë atyre të fshehin qindra miliona para kriminale në perandoritë e pronave.
Qeveria shqiptare po prezanton një ‘amnisti fiskale dhe kriminale’, duke lejuar këdo që të deklarojë pasuri deri në dy milionë euro pa pasur nevojë të zbulojë origjinën e parave të gatshme.

Daily Mail zbuloi se baronët e drogës që operonin në Britani kanë pastruar shuma të mëdha parash në vila luksoze, banesa, toka bujqësore, palestra, bare dhe madje edhe një pikë karburanti në Shqipëri. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) – FBI e Britanisë – ka paralajmëruar se sasia e parave kriminale që largohen nga Britania e Madhe është rritur ‘në mënyrë eksponenciale’ gjatë katër ose pesë viteve të fundit, e nxitur nga bandat shqiptare të drogës që dërgojnë para në shtëpi.

Më shumë se 13,000 shqiptarë kanë arritur në Britani përmes Kanalit që nga fillimi i vitit. Një anëtari shqiptar i një bande kokaine që pastronte 10 milionë paund cash, së fundmi i është konfiskuar një vilë, tre apartamente, dy garazhe dhe 20 hektarë tokë në vendlindjen e tij. Paratë e pista besohet se kanë nxitur një bum ndërtimesh në Shqipëri, me vlerën e lejeve të ndërtimit të pronave në kryeqytetin, Tiranë, duke u rritur nga 112 milionë paund në tremujorin e parë të 2021 në 206 milionë paund në të njëjtën periudhë të këtij viti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here