Donin tmë përfshinin mua/ Berisha: SKAP-i i partisë, thërret Aldo Bumçin për një falsifikim të turpshëm-

0
91

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se SKAP-i është një organ i partisë, që po përdoret kundër opozitës.

“Unë e kam thënë me kohë se ky është SKAP-i i partisë. Se ky nuk ka një dosje në interes të qytetarëve. Por të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, të faktuar që është falsifikim, vetëm se gjoja po heton Sali Berishën dhe dajlin e tij. Ky është nj turp kombëtar.

Për atë falsifikim, Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori.

Ai ishte një manipulim me urdhër për të implikuar mua dhe djalin tim. Dihet kush e ka bërë atë falsifikim, ka dëshmitarë kush e ka bërë. Bumçi e çoi në atë kohë në prokurori. Unë them jo, se e mora vesh kush ishte.

Këta e marrin tani për së dyti. E kuptoni se me cfarë merret SPAK-u? Si me qenë repart i turpshëm i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Por ato janë paratë tuaja, janë paratë e taksapaguesve. Urdhëroni se me çfarë merren. Prandaj shqiptarët e përçmojnë dhe e përbuzin masivisht SPAK-unë.

Ka pasur një task-forcë në vitin 2007, me një prokuror dhe punonjës të policisë. Ata shqyrtonin rastet e korrupsionit. Sa ka dënuar gjykata nga kjo task-forcë në vitin e parë? 343 zyrtarë. Të të gjitha niveleve. Sa ka dënuar SPAK në vitin e parë të jetës së tij? Gjithsej 63. 600 përqind më shumë, po t’i marrësh së bashku vitin e parë dhe të dytë.

Sa marrin ata, e keni parasysh, një prej tyre merr të gjitha rrogat tuaja së bashku. Merr jo për t’i shërbyer qytetarëve, por për t’i shërbyer hajdutëve,” tha Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here