Konferenca studentore, Meta: Qeveria nuk ka prioritet arsimin por oligarkët. Rrugët te ne, 10 herë më të shtrenjta se në BE

0
115

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se studentët duhet të jenë prioritet në çdo diskutim për buxhetin.

Ai u shpreh se për këtë qeveri prioritet nuk është arsimi por oligarkët dhe fondet shkojnë për PPP dhe rrugë që nuk bëhen kurrë ose kushtojnë 10 herë më shumë se vendet e BE.

“Si mundet të mos dëgjohet zëri juaj. Ç’është ajo mendje e marrë se mendon se do të zbehë zërin tuaj, se do të trembë shpirtin tuaj dhe do i vërë kufij ëndrrave tuaja. Ajo mendje e marrë që mendon se duke mos mbështetur studentët. Duke mos mbështetur pedagogët, universitetin, do të arrijë të demoralizojë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi.

Do arrijë të dekurajojë dhe të kërrusë pedagogët dhe pedagoget që arrijnë të bëjnë punën e tyre për të dhënë dije larg çdo presioni politik dhe vështirësive të jashtëzakonshme ekonomike dhe financiare. Çfarë keni kërkuar ju nga një shtet që vetëm i varfër nuk mund të jetë në ditët e sotme. E dëgjuar çfarë tha bordi i FMN. Dha alarmin për PPP-të dhe koncesionet që nuk janë më në të kontrollin e askujt.. Janë taksat që paguajnë familjet tuaja.

Sa është vlera e gjithë tarifave që paguajnë studentët sot për të cilin ju e ngritët shqetësimin. Ju jeni të detyruar të bëni edhe punë ndërkohë që duhet edhe të studioni. Ndaj Partia e Lirisë e ka dëgjuar dhe dëgjon shqetësimin tuaj, të çdo studenti dhe prindërve tuaj. Prandaj e ka vendosur arsimin si çështjen e parë që duhet vendosur kur diskutohet për buxhetin e shtetit.

Si e tha dhe Kristiani, investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e këtij kombi është ai në arsim dhe kulturë. Sot është një sektor i nën financuar. Prioriteti nuk janë mësuesit por oligarkët. Ndaj edhe fondet shkojnë për PPP-të, për rrugë që nuk bëhen kurrë, dhe kur bëhen 10 herë më të shtrenjta se në BE”, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here