Dasho: Shqipëria e rrezikuar nga virusi! Komiteti i Teknikëve nuk ka strategji për variantin Delta

0
137

I ftuar në SYRI TV, eksperti i shëndetit publik Erion Dasho ka komentuar shifrat në rritje me COVID-19, por asnjë masë shtesë nga Komiteti Teknik.

Dasho: Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë të krijuar nga varianit Delta, por nuk është e vetme pasi ky është një problem mbarë botëror. Varianti Delta ndryshoi rregullat e lojës në raport me pandeminë. Variantet e para të Covid ishin të pazotë të kalonin barrierat mbrojtëse të imunitetit, qoftë të imunitetit natyral, qoftë barrierat e krijuara nga vaksinimet.

Varianti Delta tregon se i kalon të dyja këto barriera mbrojtëse dhe ndodhin riinfektime të personave të shëruar që e kanë kaluar, ndodhin dhe infeksionet depërtuese te personat e vaksinuar.

Kjo ëshë një situatë që Shqipëria e vuan si gjithë pjesa e botës. Ajo që vuan Shqipëria ndryshe nga vendet e botës, janë masat e ndryshme që kanë marrë vendet perëndimore për shërbimin shëndetësor, por në Shqipëri këto masa mungojnë tërësishtë për të luftuar variantin Delta.

Në Shqipëri nuk ka asnjë strategji. Në Shqipëri nuk ka pasur strategji në kulmin e pandemisë kur kishim persona që vdisnin në ambulanca pa shkuar dot në spital.

Komiteti i Ekspertëve ka informacion por nuk e përdorin. Dhe në dhjetor kishte informacion sesi të funksiononin skemat e manaxhimit, por mjekët e familjes qarkullonin receta me what’s up. I ngopën shqiptarët me antibiotikë pa kriter. Dhe në atë kohë dihej që redencivilli jepej me indikacione të caktuara dhe përdorim spitalor, por kurat me mijëra euro jepej në farmaci në mënyrë abuzive duke rënduar xhepat e shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here