Manja me Blinken/ Ironia e Palokës: Ulsiu 184 dhe sekretari Blinken në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit!

0
175

Një foto e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në krah të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, u bë shkak për shumë reagime ironike në median sociale.

Kjo për shkak se Manja u takua me Blinken në kuadër të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.

Ndërkohë kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, teksa poston foton, shkruan se kjo tregon se PD është në rrugën e duhur me qëndrimet e saj.

‘Duke “luftuar korrupsionin” në Shqipëri!!!

Ulsiu 184 dhe sekretari Blinken në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit!

Ju kemi kërkuar prova që të vërtetoni akuzat ndaj Sali Berishës.

Faleminderit që na jepni prova e na ndihmoni të kuptojmë se jemi në rrugë të drejtë…”, shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here