“Jemi në gatishmëri”, Kurti: Vuçiç po kërkon luftë, financon dhe drejton serbët e Kosovës

0
128

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të distancohen nga regjimi i presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili sipas tyre po i financon dhe po kërkon luftë. Në një konferencë të jashtëzakonshme pas mbledhjes ë Këshillit të Sigurisë, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Kurti theksoi se Serbia kërkon destabilitet në rajon.

“Ftoj të gjithë serbët në Kosvë të punojnë, jetojnë e qeverisin bashkë me ne. Serbia dëshiron kthim në kohe lufte, ne dëshirojmë të ardhme demokratike prosperuese e europiane. Qytetarët serbë në Koosvë, nuk duhet të pranojnë të kthehen në kohë të shkuara. Kohërat e shkuara të ngelen në të kaluarën. Serbët e Kosovës duhet të distancohen nga grupet kriminale dhe regjimi i Vuçiçit që po i financon dhe i drejton dhe po kërkon luftë në luftë. Ne jemi qeveria e paqes që dëshiron ta ruajë sigurinë pa dallim feje e etnie moshe e gjinie”.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se institucionet e Kosovës janë në gatishmëri të plotë

“Më shumë vigjilencë e gatishmëri në institucionet e Kosovës në mënyrë që të mundësohet vendosja e paqes e sigurisë dhe ligjshmërisë e kushtetutshmërisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here