Dhuna ndaj Berishës, Meta: Goditje ndaj pluralizmit politik për të provokuar përshkallëzim të situatës

0
121

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për sulmin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha në protestën e dy ditëve më parë.

Meta tha në emisionin “Kontrast” se ngjajrja tregon se sot jetojmë në një shtet mafioz. Goditjen ndaj Berishës ai e cilësoi goditje ndaj pluralizmit për të provokuar përshkallëzim të situatës.

“Opozita ka nevojë që përballë një shteti mafioz. Vetë ngjarja që ndodhi atë ditë tregon se jetojmë në një shtet mafioz. Nuk u godit zoti Berisha por u dha goditje ndaj pluralizmit politik duke provokuar një rrezik të përshkallëzimit të dhunës që nuk do të ishte e mirë për vendin dhe askënd. Kjo u evitua nga përgjegjshmëria e opozitës.

Koha kur Edi Rama bënte axhendën e opozitës ka përfunduar.. Ajo ka axhendën e saj, Ajo përputhet me axhendën e ndërkombëtarëve dhe të socialistëve të ndershëm dhe me integritet që e ndjejnë që kjo nuk është rruga e duhur për vendin tonë. Nuk mendoj se këta po përfitojnë më mënyrë marramendëse si përfiton një pakicë në kupolën e rilindjes”, tha Meta.

“Besoj se objektivat janë shumë të qarta në marrëveshjen tonë me Partinë Demokratike. Ndoshta ju duket normale veprimet e paligjshme të kësaj qeverisë. Operacionet mafioze për pastrimin e parave duke shkatërruar portin e Durrësit në mënyrën më arbitrare. Ndoshta mendoni se këtu nuk ka ndonjë gjë. Këtu ka dallime shumë të forta.

Mendoj se këtu ka një dallim shumë të fortë. Ne e dimë si është situate me pensionet, me pagat. Ndoshta ju duket normale arrogance me pedagogët. Shumë aspekte të tjera. Nuk mundoj se këto janë dallime të vogla. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me fatin e qytetarëve të këtij vendi. Që qytetarët të mos largohen nga vendi. Do përdorim çdo formë të mundshme të demokracisë”, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here