Raporti i INSTAT/ Pandemia nuk i ndaloi shqiptarët që të largohen nga vendi i tyre

0
87

Edhe gjatë vitit 2020 kur shtetet mbyllën kufijtë për të mos lejuar lëvizjen e njerëzve, rezulton se kufirin e kanë kaluar më shumë shtetas shqiptarë se sa janë kthyer.

Përgjatë një viti janë larguar rreth 2.9 milionë persona, ndërsa janë kthyer 145 mijë më pak.

Sipas të dhënave të INSTAT thuajse në të gjithë muajt numri i të larguarve është më i ulët se sa kthimet në atdhe.

Muaji ku kjo situatë paraqitet më e rënduar është janari ku diferenca mes ikjeve dhe kthimeve rezulton më shumë se 86 mijë persona.

Në raportin e INSTAT nuk ka të dhëna se sa nga këta persona kanë aplikuar për azil apo mund të rikthehen në një moment të dytë.

Por referuar shifrave situata paraqitet e njëjtë edhe gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti, ku rezulton se janë më shumë se 88 mijë persona të larguar kundrejt të kthyerve.

Përkundrejt kësaj Shqipëria vijon të mbetet një destinacion i preferuar për turistët e huaj.

Nga janari në prill 2021 kanë hyrë mbi 754 mijë shtetas të huaj ndërkohë që kanë dalë rreth 760 mijë.

Shqiptarët e Kosovës vijojnë të mbeten më besnikët e vendit tonë duke regjistruar rritjen më të madhe krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë që Greqia dhe Anglia janë shtetet që kanë shënuar uljen më të madhe. /Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here