Berisha: Bashkë me liderët e BE-së nesër ulet edhe Rama, karrigia e të cilit qëndron mbi dhunimin e votës

0
144

Ne takimin qe po zhvillon me banoret e deges nr.2 ne Tirane, kreu i PD Sali Berisha tha se neser bashke me lideret e BE ne Tirane do te ulet edhe Edi Rama ku sipas tij karrigia e të cilit qëndron mbi dhunimin e votës

“Nesër pra, ne betejën e kemi me po këtë person, qëndrimet e tij, përpjekjen e tij për ta paraqitur Shqipërinë para Europës, sikur është Bjellorusia, Kuba, si një vend ku njerëzit janë të shtypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë.
Mirëpo ne kësaj përpjekje të neveritshme do ti japim nesër përgjigjen më të fuqishme. Ndaj dhe jam këtu për të ftuar demokratet dhe demokratët e degës 2 të PD-së, mbështetësit tanë, por të gjithë qytetarët e Tiranës dhe ata shqiptarë, në emër të idealeve tona demokratike, të vlerave që besojmë, të dalim nesër në shesh për të ngritur zërin tonë.
Nesër në Tiranë janë mbi 1 mijë gazetarë, shtetarët më të lartë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Normalisht si parti që kemi përmbysur diktaturën komuniste, lokomotivë e proceseve integruese, që kemi integruar Shqipërinë në Këshillin e Europës, NATO, kemi firmosur Marrëveshjen e Stabilizim-asociim, kemi hequr vizat, kemi marrë rekomandimin për statusin e vendit kandidat, ne duhet të ishim të gjithë në festë.
Por nesër ne nuk mund të jemi, ajo është protestë nuk është festë. Duhet të jemi të sinqertë me miqtë tanë me gjithë dëshirën që kemi ne.
Aty bashkë me ta ulet një njeri, karrigia e të cilit qëndron mbi dhunimin e votës tuaj. Mbi vjedhjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Qëndron një njeri i cili ka shndërruar shtetin në një makineri elektorale gjigante, kryekëput antidemokratike, qëndron njeriu i cili përdor qindra milionë euro për të blerë votat, përdor bandat dhe vendosi në fund sistemin e pratronazhistëve. Kjo do të mjaftonte që ne të ishim të gjithë në rrugë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here