Mashtrimi me Call Center, Spanja kërkon arrestimin e ish-këshilltarit të Xhaçkës, Amant Josifi

0
108

Policia shqiptare është në kërkim të Amant Josifit, ish-këshilltarit të ministres Olta Xhaçka i akuzuar nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call centerat. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku tha se përveç kërkimeve brenda vendit, po punohet edhe me partnerët jashtë që ai të mos i shmanget përballjes me drejtësinë.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, pranoi se forcat e rendit janë vënë në kërkim të biznesmenit Amant Josifi, ish këshilltar i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, pas shpalljes së tij në kërkim nga SPAK dhe autoritetet spanjolle, për mashtrim kompjuterik.

“Po kemi pasur korrespondencë. Jemi në një grup hetimi të gjerë me prokurorinë e Posaçme dhe vazhdojmë të jemi në rrugë të mbarë për të gjithë personat që i shmangen drejtësisë qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë” tha Rrumbullaku.

Sipas lajmeve të bëra publike nga gazeta “El Pais”, Amant Josifi rezulton aksioner kryesor në 4 kompani që ofronin shërbime të ndryshme, kryesisht në fushën e menaxhimit të të dhënave apo edhe importit të mallrave bujqësorë e ushqimore.

Në asnjë moment, Amant Josifi nuk ka deklaruar aktivitet në fushën e Call Centerave të cilën dyshohet se e ka kryer ilegalisht siç akuzohet nga autoritetet spanjolle.

Pas publikimit të mediave atje, kreu i PD Sali Berisha  akuzoi se Josifi ka mbrojtje nga qeveria shqiptare pasi ka lidhje me zyrtarët dhe ka qenë këshilltar i ministres së Mbrojtjes.

Sipas hetimeve nga skema e mashtrimit e ngritur prej kompanive të biznesmenit të kërkuar kanë rënë pre më shumë se 150 mijë qytetarë në Europë, kryesisht në Gjermani, Spanjë dhe Itali.

Josifi konsderohet nga autoritet spanjolle si përsoni kyç që ka ngritur skemën më të madhe të mashtrimit nëpërmjet call centerave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here