Qëlloi me armë zjarri drejt dy vëllezërve në Shkodër, arrestohet pas një viti 30-vjeçari

0
108

Është arrestuar pas disa muajsh 30-vjeçari B.P., që ishte shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në mars të 2021 në Shkodër.

Tiranë/ Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Arratia”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjetin që e drejtonte me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy shtetasve, në mars 2021, në Shkodër.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe leja e drejtimit e dyshuar e falsifikuar.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arratia”.

Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. P., 30 vjeç. Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here