Porti i Durrësit, flet inxhinieri Ngjeqari: Aferë, porti i ri nuk bëhet as për 10 vjet.

0
192

Sot në studion e Faxnews ka qenë u ftuar inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, për të folur për Portin e ri të Durrësit.

Ai tha se një Porti i ri nuk bëhet për 3 vjet, as për 10 vjet. Ndërkohë Ngjeqari tha se ka shumë pikëpyetje se si do të funksionojë, sa i takon pasagjerëve por edhe përpunimit të mallrave.

 

Ngjeqari: Po kryhet një aferë dhe po merret një sipërfaqe e madhe trualli. Pasagjerët, turistët, po mallrat ku do përpunohen? Porti i Durrësit kryen pothuajse 90 % të aktivitetit, pasi në portet e tjera nuk përpunohen mallra. Ka pozicion të favorshëm ër të qenë një urë tranzit.

 

Një Porti i ri nuk bëhet për 3 vjet, as për 10 vjet. Nga 80 ha që i ka dhënë qeveria Alabbarit apo kompanisë së maskuar, 50 hektarë mbesin, ka shumë pikëpyetje shumë të panjohura.

Kalojmë te përpunimi i mallrave.

Nuk ka konceptet bazë të një porti tregtar, pasi në të gjithë mesdheun kërkojnë sipërfaqe të mëdha ujore dhe tokësore, ndërtohen gradualisht. Këta do ndërtojnë basenin ujor duke gërryer toke, kjo është jashtë cdo lloj logjike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here