“Benz-i” del nga rruga e përfundon në liqenin e Shkopetit, mister fati i shoferit

0
333

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Burrelit. Një makinë ka dalë nga rruga për shkak të motit të keq.

 

Automjeti tip “Benz” ka përfunduar në liqenin e Shkopetit. Shkak i aksidentit ka qenë lagështira dhe rrëshqitja e gurëve në rrugë. Nuk dihet ende se sa persona ndodheshin në automjet në momentin e përplasjes dhe gjëndja e tyre shëndetësore.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për të bërë të mundur nxjerrjen e personave si dhe zbardhjen e situatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here