Braimllari: Drama e shpopullimit vazhdon, mbi 15 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE dhe Angli këtë vit

0
124

Nga Endrit Braimllari

Drama e shpopullimit vazhdon, mbi 15 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE dhe Angli këtë vit

Krimi më i madh i qeverisë së rilindjes është padyshim vrasja e shpresës së shqiptarëve se e ardhmja e tyre mund të ndërtohen në Shqipëri.

Plotë 15300 shqiptarë kanë ikur zyrtarisht në vendet e Bashkimit Europian dhe Britaninë e Madhe këtë vit këto janë vetëm shifrat zyrtare.

Sipas Eurostat aplikimet për azil kanë vijuar tendencën rritëse përgjatë këtij viti, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, duke përfshirë aplikimet në BE së bashku me të dhënat paraprake për shtatorin dhe aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar, për 6 mujorin e parë, numri i personave që kanë ikur zyrtarisht këtë vit është rreth 15.3 mijë.

Aplikimet për azil deri në shtator
-Në Bashkimin Europian (janar-shtator) 8,115
-Në Mbretërinë e Bashkuar (janar-qershor) 7,267
TOTALI 15,382

Rilindja mbolli varfëri, krim dhe pasiguri në vend.
Ne duhet të largojmë qeverinë e rilindjes para se ajo të largojë të gjithë rininë shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here