Apeli i GJKKO “fundos” Alqi Bllakon, mbahet në qeli me dy masa sigurimi personal

0
103

Dje pasdite, Alqi Bllako ka dalë para Gjykatës për t’u njohur me vendimin e Apelit të GJKKO-së për çështjen e masës së sigurimit personal. SPAK-u prej dy javësh këmbëngul që ish-deputeti i Partisë Socialiste duhet të mbahet në arrest me burg edhe për përfshirjen në aferat e inceneratorit të Elbasanit, ndërkohë që ai kishte mundur të fitonte lirinë me kusht për akuzat ndaj inceneratorit të Fierit. Gjykata e Apelit ka kërkuar shtyrjen e vendimit për orën 12:00.

Në dalje është vendosur që Bllako të qëndrojë në masën e sigurimit me burg për akuzat e reja që i janë shtuar për aferën e Elbasanit, duke u bërë kështu personi i dytë pas Lefter Kokës që SPAK-u e mban në qeli prej një viti nën akuza për të dy inceneratorët. Madje, ditën e djeshme, Gjykata e hodhi poshtë një kërkesë të vetë Kokës për ta ndryshuar masën e sigurisë për tu hetuar në një masë tjetër, duke patur parasysh edhe sëmundjen e tij dhe vërtetimin e dhënë nga mjekët, por Apeli sërish e ka kundërshtuar duke e mbajtur në burg bashkë me Bllakon deri në përfundim të hetimeve për aferat kurruptive të inceneratorëve. Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe miratoi kërkesën e prokurorisë së posaçme për vendosjen e një mase të dytë sigurie për ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Ai ishte i akuzuar për incenertorin e Fierit, ndërsa pas vendimit të fundit është tashmë i akuzuar edhe për inceneratorin e Elbasanit.

Prova kryesore janë email-et e gjetura në kompjuterin e tij ku komunikon me bosët e inceneratorëve. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të pranojë kërkesën e SPAK-ut për caktimin e një mase të dytë sigurie ndaj ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako, i akuzuar në çështjen e inceneratorëve. Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas refuzimit të masës nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Dy javë më parë, SPAK-u i kishte kërkuar GJKKO-së një masë sigurie “Arrest në burg” për Alqi Bllakon për inceneratorin e Elbasanit, por i është refuzuar dy javë më parë nga gjyqtari paraprak. Bllako ishte i dyshuar për inceneratorin e Fierit, por gjatë hetimeve të SPAKut rezultoi se kishte prova që e implikojnë Bllakon edhe tek inceneratori i Elbasanit.

Disa email-e në kompjuterin e Alqi Bllakos evidentojnë komunikime të drejtpërdrejta të tij me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe pronarëve të tjerë të kompanive të inceneratorëve në skemën e tyre të mashtrimit. Email-et që konsiderohen komprometuese janë nxjerrë nga adresa private e Bllakos dhe kanë të bëjnë me procedurat e ndjekura për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Për hetuesit është konsideruar provë dhe në këtë mënyrë, përveç akuzës për Fierin, Bllakos i është komunikuar akuzë edhe për Elbasanin. Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratorit ishdrejtor i Politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit; Etleva Kondi, ishanëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim; Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për Dhënien e Koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim; Serafin Papa: Ish-anëtar i Komisionit për Dhënien e Koncesionit.

Në kërkim për këtë çështje janë shpallur Klodjan Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri, ndërsa për kapjen e tyre kanë dështuar me dhjetëra operacione sipas Policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here