Incineratori i Elbasanit/ Refuzohet arresti i Alqi Bllakos

0
84

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e një mase të re arresti ndaj ish deputetit të PS Alqi Bllako, për incineratorin e Elbasanit. SPAK ka apeluar vendimin ndërkohë që avokatët e të akuzuarve për skandalin, kanë dorëzuar prapësimet e tyre në prokurori. Ata kundërshtojnë akuzat por kërkojnë gjykim të shkurtuar çka në fund të procesit u mundëson uljen e një të tretës së dënimit.

Incineratori i Elbasanit/ Refuzohet arresti i Alqi Bllakos

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e SPAK, për caktimin e një mase të re arrest me burg ndaj ish deputetit Aldi Bllako, për dosjen e incineratorit të Elbasanit.

Mësohet se kjo ka ndodhur dy javë më parë pasi Prokuroria ka finalizuar hetimet dhe përgatiste dosjen për ta dërguar në Gjykatë. Togat e zeza kanë refuzuar kërkesën, ndërkohë që SPAK i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për masën e re ndaj ish deputetit. Ai ndodhet aktualisht në arrest për llogari të dosjes së incineratorit të Elbasanit.

Kërkesa e Prokurorisë për masën e dytë, do të shqyrtohet të enjten në orën 08:30 ndërkohë avokatët e të pandehurve për çështjen e incineratorëve, kanë kundërshtuar akuzat në prapësimet e dorëzuara për finalizimin e hetimeve.

Ata kërkojnë gjykim të shkurtuar, çka u jep mundësinë e uljes së një të tretës së dënimit, në fund të procesit. Avokatët kanë dorëzuar pretendimet e tyre në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK, në aktin e mbylljes së hetimeve dhe dërgimit të dosjes në gjyq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here